PD, Duma: Bursë bashkiake për të rinjtë e talentuar durrsakë

24/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me maturantët dhe të rinjtë e Sukthit, me të cilët foli mbi programin për rininë.

Duma tha se të rinjtë do të kenë klubet e tyre të aktiviteteve, ndërsa më të talentuarit e Durrësit nga të katër anët do të kenë bursë nga Bashkia.

“Do hapim klube për të rinjtë, për talentet, për ata që duan të konkurrojnë. Për ata që duan të marrim një bursë që studiojnë mirë ne do të hapim fondin e ekselencës në Bashki dhe bursat do të fillojnë nga bursat jashtë Shqipërisë, te bursat brenda vendit dhe për bursat për ato formime dhe trajnime që do na duhen për vendet e punës këtu”, tha Duma.

Top Channel