
300 certifikata legalizimi janë shpërndarë në Bashkinë e Vorës. Kryetari i LSI, Ilir Meta, gjatë këtij takimi tha se ky proces do të vijojë edhe në Domje, Berxull, Prezë dhe Gërdec, në mënyrë që t’i japim njerëzve zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.
“Do të jetë prioritet i bashkisë së re, që të ndjekë me kujdesë dhe të bashkëpunojë fuqishëm me Aluizni-n me Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave, në mënyrë që ky proces të përfundojë në një kohë rekord dhe Bashkia e Vorës të jetë një shembull i shkëlqyer i legalizimit. Ta forcojmë këtë bashkëpunim, t’i forcojmë kapacitetet për zyrën e Aluizni-t në mënyrë që ne ta përfundojmë shpejt këtë proces dhe vijimin më tej me procesin e urbanizimit”, tha Meta.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm përfaqësues të rëndësishëm të qeverisë, u theksuar nga Meta se kryetari i ri i Bashkisë do ta ndjekë me prioritet këtë proces. Mësohet se janë mbi 7 mijë objekte që përfaqëson bashkia e re e Vorës e që presin legalizimet.
Aluizni ka bërë rishkimin e një të tretave të dosjeve dhe po vijon procedura për dhënien e lejeve të legalizimeve.
Top Channel