Shkodër, mbesa vret gjyshen dhe e vjedh; arrestohet me bashkëpunëtorin
23/05/2015 00:00
Agjentët e policisë së Shkodrës kanë arritur të zbardhin në ditët e fundit një vjedhje të verifikuar në shkurt të këtij viti, që përfundoi me vdekjen e një shtetaseje. Policia ka arrestuar autorët e ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, policia ka vënë në pranga dy persona, 27-vjeçarin Erando Qatipi, nga Tirana, dhe 32-vjeçaren Gjoana Hila, po nga kryeqyteti dhe njëkohësisht mbesë e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur më 25 shkurt të këtij viti në Shkodër, kur dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën me dhunë shtetasen A.H., e cila humbi jetën.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, por shtoi se të moshuarës iu grabitën disa bizhuteri floriri, mes të cilëve dy unaza dhe një orë, si dhe një shumë parash.
Top Channel