I arrestuar në Itali për drogë, i konfiskohet pasuria në Shqipëri
14/05/2015 00:00
Policia ka konfiskuar pasuritë e 33-vjeçarit Eduart Hajdini, nga fshati Gurrë e Vogël i Dibrës. Hajdini është arrestuar në Itali për trafik droge.
Burime zyrtare të policisë thanë se ka nisur “procedim pasuror” ndaj 33-vjeçarit.
Eduart Hajdini, rezident në Ferrentino, në Itali, është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme ligjore.
Top Channel