START 2015, pranga një shtetasi që kultivonte kanabis në Berat
13/05/2015 00:00
Vijon operacioni antikanabis i koduar START 2015 nga policia e Beratit. Brenda një kohe të shkurtër, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ismail Sulaj, 52 vjeç, banues në Ballsh.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.T, 25 vjeç, banues po në këtë qytet.
Dy shtetasit, sipas policisë, dyshohet të jenë autorë të kultivimit të 3049 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, në fshatin Osmëzezë, të komunës Sinjë.
Top Channel