Barcelona-Juventus, finalja e Champions League, bardhezinjtë eliminojnë Realin në “Bernabeu”

13/05/2015 00:00

Juventusi rikthehet pas 12 viteve në finale të Champions League. Italianët barazuan 1-1 ndaj Realit në “Bernabeu” dhe u kualifikua pasi kishte fituar 2-1 në Torino.

Heroi i bardhezinjëve ishte një ish-madrilen, Alvaro Morata, i cili shënoi golin e barazimit, ndërkohë që kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë në Torino.

Reali e nisi ndeshjen në sulm ku Ronaldo, Bale dhe i rikthyeri Benzema kërkuan të shënojnë që në minutat e para, por Juventusi ishte i vendosur mirë në mbrojtje dhe madje me anë të kundërsulmeve u paraqit dy herë rrezikshëm në portën e Casillas. Megjithatë goli për vendasit nuk vonoi dhe në minutën e 23-të kolumbiani Rodriguez fitoi një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol i përhershmi Ronaldo. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në 45 minutat e dyta bardhezinjtë, të cilëve i nevojitej patjetër një gol për t’u kualifikuar, morën iniciativën të parët dhe në minutën e 57-të Morata shënoi golin vendimtar për juventinët.

Pas golit të barazilimit, skuadra e Allegri-t u tërhoq në mbrojtje duke pritur kundërsulmet për të gjetur të papërgatitur Realin. Edhe pse rastet nuk munguan lojtarët e të dyja skuadrave u treguan të pasaktë në ndryshimin e këtij barazimi që i dha mundësinë Juventusit të kalojë për më tej, ku në finalen e Berlinit do të përballet me Barcelonën më 6 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA