Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet të martën me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy do të diskutojnë për krizën në Ukrainë dhe në Siri.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti. Sipas saj, Kerry do të takohet me Putin dhe homologun e tij rus, Sergei Lavrov në resortin e Detit të Zi, në Sochi.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i Kerry në Rusi, që kur nisi konflikti në Ukrainë, në prill të 2014. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë shpreson se vizita e Kerry-t do të “normalizojë marrëdhëniet bilaterale, nga të cilat varet në një masë të gjerë qëndrueshmëria globale”.
Agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti, bën të ditur gjithashtu se do të diskutohet dhe për Jemenin dhe Iranin.
Top Channel