Polonia jashtë Botërorit, Robert Lewandowski drejt tërheqjes nga kombëtarja
Pas katër ‘pole position’ radhazi, Lewis Hamilton në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës ka humbur për të parën herë duelin me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg.
Në Barcelonë gjermani i skuadrës Mercedes e ndali kronometrin në kohën 1 minutë 24 sekonda dhe 681 të mijtat, duke vendosur rekord në këto prova që i dhanë vendin e parë për nisjen e garës dhe një distancë me 2 të dhjetat larg shokut të tij të skuadrës, Lewis Hamilton.
Në linjën e dytë të nisjes në garën e Spanjës do të jetë Ferrari më i mirë i këtyre provave, që ishte ai i Sebastian Vettel dhe përkah do të ketë Ëilliamsin e Valteri Botas.
Ferrari tjetër i Kimi Raikonen nuk regjistroi dot një kohë më të mirë sesa vendi i shtatë, pas Sainz dhe Verstapen.
Gara për Çmimin e Madh të Spanjës zhvillohet ditën e dielë në orën 13:50, si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Top Channel.
Top Channel