Operacioni për kontrollin e karburanteve, procedohen penalisht 10 subjekte

08/05/2015 00:00

Specialistët e doganave, tatimeve, Drejtorisë së Metrologjisë dhe Inspektoriatit Qendror Teknik, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, vijuan operacionin për kontrollin cilësor dhe sasior të karburanteve nëpër rrethe.

Këtë të premte, operacioni u shtri në Milot dhe Rrëshen, ku u ushtrua kontroll në 12 subjekte.

Në përfundim janë proceduar penalisht 8 subjekte për fshehje të ardhurash dhe 2 prej tyre edhe për mashtrim me cilësi të karburantit.

Policia e Shtetit dhe specialistët e institucioneve përkatëse pohojnë se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB