Napoli mund Milanin 3-0. Kuqezinjtë me 10 lojtarë që në minutën e dytë

04/05/2015 00:00

Napoli ka mundur Milanin në javën e 34-t të Serisë A me rezultatin 3-0, duke hedhur një hap drejt sigurimit të vendit të katërt.

Kuqezinjtë mbetën me 10 lojtarë që në minutën e dytë, kur De Sciglio shkaktoi një penallti, e cila nuk u shndërrua dot në gol nga Higuain, pasi Diego Lopezreagoi shumë mirë.

Në pjesën e dytë Milani u dorëzua dhe pësoi 3 gola për 6 minuta, gola që u shënuan nga Hamsik, Higuain dhe Gabbiadini.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA