Emrat/ Presidenti Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, ja kush do ta zëvendësojë. Jep edhe një gradim në Forcën Detare Partia Socialiste, përmes deputetit të saj Besnik Bare, ka deklaruar këtë të shtunë se, Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Ai fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se, duke u larguar nga Tirana, banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati të tij”, u shpreh Bare.
Për deputetin e PS-së, qytetarët e Tiranës e shohin dhe e përjetojnë përditë dështimin dramatik të Bashës, sidomos banorët e zonës së Lumit të Tiranës.
“Sepse në vend të gjelbërimit, terreneve sportive e këndeve të lojërave që u premtoi, ata vazhdojnë sot të përballen me atë mungesë infrastrukture dhe urbanizimi që është kthyer në mallkimin e banorëve të këtyre zonave”, tha Bare.
Ai ftoi qytetarët që, më 21 Qershor “të votojnë për t’i hapur rrugë ndryshimit”.
Top Channel