Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, opozita dhe maxhoranca e miraton me 105 vota pro Partia Socialiste ka kujtuar premtimet që Lulzim Basha ka bërë gjatë fushatës së tij në Tiranë katër vjet më parë, dhe që sipas socialistëve, nuk janë realizuar.
“Lulzim Basha u bëri qytetarëve një mal me premtime kur u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sot, katër vjet më pas ai po i ikën si një frikacak përballjes me qytetarët për bilancin e këtyre premtimeve, sepse në 4 vjet e vetmja punë që ka bërë Luli ka qenë të paguajë rrogat e stafit të bashkisë. Vetëm kaq!”, deklaroi deputeti socialist, Artan Gaçi.
Socialistër radhisin një sërë premtimesh që, sipas tyre, Basha nuk i ka mbajtur.
“Premtoi se qytetarët do të ecin në trotuare cilësorë e të rehabilituar. Premtoi se trotuaret do të çlirohen nga zëniet abuzive. Dhe natyrisht nuk mbajti as njërin e as tjetrin premtim. Gropat dhe pllakat e thyera tek të cilat s’vë dorë njeri prej vitesh, shitësit ambulantë që janë fanepsur në çdo cep e qoshe, tavolinat e lokaleve që kanë mbirë kudo duke zënë hapësirat publike me bekimin korruptiv të Bashkisë Tiranë, e kanë kthyer lëvizjen nëpër trotuarë në një sfidë të vërtetë për çdo qytetar. Por i kuptojnë qytetarët të cilët në 21 qershor do të mbyllin kapitullin e Lulit në Tiranë dhe do të votojnë për Erion Veliajn, kandidatin që do ta rikthejë kryeqytetin në drejtimin e duhur”, shtoi Gaçi.
Top Channel