
Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ka sjell mbrëmjen e së hënës rrugëtimin e shqiptarëve nga Prizreni në drejtim të Gjermanisë në kërkim të azilit, duke treguar për herë të parë dhe pagesat që kryhen në pikat e kalimit kufitar. Gjithçka nis nga stacioni i autobusëve në Prizren.
Fiksi: Kjo është agjenci “Mimoza”?
Punonjësi i agjencisë: Po
Fiksi: Tani ne duam me ik në Gjermani.
Punonjësi i agjencisë: Po. Nga Maqedonia.
Fiksi: Kanë kthyer njeri andej? Se nga Shqipëria, të themi troç e kanë bërë…
Fiksi: Tani ty s’të kanë kther njeri?
Punonjësi i agjencisë: Deri tani jo.
Fiksi: Ne për azil do ikim.
Punonjësi i agjencisë: Tash ju e caktoni vetë qytetin. Nuk du me jua caktu unë qytetin.
Fiksi: Kush qytet është t’u mbajt apo se ke idenë?
Punonjësi i agjencisë: Ma shumë që shkojnë Frankfurt, Dyseldorf, Këln, Hamburg.
Fiksi: Sa shkon për në Frankfurt?
Punonjësi i agjencisë: Po biletën duhet me e pre vajtje-ardhje se në Maqedoni nuk të lejnë me hi pa biletë vajtje-ardhje. 180 euro. Nuk kam më ça me të shpjegu se unë nuk të çoj as me këmbë e as… në stacion të autobusëve ju lë, se s’kam ndërmend me hi në burg.
Punonjësi i agjencisë: Në Serbi s’ke problem. Mund t’ju kërkojnë 10 euro a 20 euro. S’ka ndodh, rrallë ka ndodh, rrallë e hiç. Në Hungari po të kërkoi lekë, i jep 50 deri në 100 euro mundet me t’i kërku.
Fiksi: Do t’i morin?
Punonjësi i agjencisë: Po. O vëlla për me deklaru nuk o problem. Ajo asht problemi ma i vogël, në botë që ekziston se po s’pate lekë me deklaru, të jep shoferi.
Punonjësi i agjencisë: Për me dhonë, t’i mbaj veç sa me dhonë në Hungari, në qoftë se të kërkojnë.
Pas nisjes nga Prizreni, ndalesa e parë është në Maqedoni ku paguhet 5 euro. Më pas 20 euro në kufirin serb dhe 100 euro në kufirin hungarez, e më pas rruga është e hapur për të mbërritur në drejtim të Gjermanisë.
Top Channel