Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund Jo të gjitha shtresat janë të kënaqura nga politikat financiare të Bankës Qendrore Europiane dhe, megjithë rolin tejet të rëndësishëm të këtij institucionin në ruajtjen e qëndrueshmërisë së euros, ‘armiqtë’ nuk i mungojnë.
Kreu i BQE-së, Mario Draghi doli këtë të mërkurë përballë mediave ku nuk u përball vetëm me pyetjet e vështira të gazetarëve.
Një aktiviste dhe protestuese e lëvizjes së njohur “Femen” u lëshua befas nga salla e konferencave dhe iu vërsul kreut të BQE-së me fjalët “Mjaft diktaturës së BQE-së”! Veprimi i saj shkaktoi kaos për disa momente. Truprojat ndërhynë menjëherë duke e marrë të renë dhe duke e shoqëruar jashtë sallës, ndërkohë që kreu i BQE-së rinisi konferencën pas një pushimi të shkurtër.
Top Channel