Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund Lufta ndërmjet Boko Haram, forcave qeveritare apo grupeve të tjera ushtarake në veri të Nigerisë, kane detyruar 800 mijë fëmijë të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre.
Sipas raportit të UNICEF, i hartuar posaçërisht një vit pasi grupi ekstremist rrëmbeu me dhunë nga bankat e shkollës 275 vajza nigeriane, numri i fëmijëve që luftojnë për të mbijetuar gjetkë është dyfishuar.
Boko Haram, emri i të cilit do të thotë edukimi perëndimor është i ndaluar, vazhdon të kryejë sulme të përgjakshme, edhe pse fati i shumicës së vajzave të rrëmbyera është ende i lënë pezull.
Po ashtu UNICEF tregon se fëmijët janë kthyer në objekte të shfrytëzimit seksual, janë rrëmbyer, i kanë martuar me detyrim apo janë përballur me vdekjen. Kjo për shkak se Boko Haram përgjithësisht sulmon ambientet qe frekuentohen nga të rinjtë. Konflikti është i rëndë për fëmijët, duke ndikuar jo vetëm mirëqenien, por edhe ne sigurinë e tyre.
Në fund raporti bën thirrje se ka nevoje urgjente për te tjera donacione humanitare për t’i zgjatur dorën popullsisë civile si edhe për të rritur mbështetjen e tyre në rajonin e trazuar.
Top Channel