Kupa e Italisë, Lacio në finale, mposht Napolin në “San Paolo”

08/04/2015 00:00

Një gol i boshnjakut Lulic në “San Paolo” i ka mjaftuar Lacios për të kaluar në finale të Kupës së Italisë ku e pret Juventusi.

Edhe pse ndeshja e parë në Romë përfundoi në barazim 1-1, Lacio arriti të fitojë ndeshjen e dytë 1-0 ndaj Napolit, ku një kontribut të rëndësishëm dha edhe shqiptari Etrit Berisha, i cili arriti të neutralizonte gjuajtjet drejt portës të vendasve.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rrjeta të paprekura pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet. Në 45 minutat e dyta Lacio shtoi sulmet në kërkim të golit të kualifikimit, i cili erdhi në minutë 79-të, ku pas një asisti të brazilianit Anderson, Lulic e dërgoi topin në rrjetën e vendasve.

Ndeshja finale e Kupës së Italisë mes Lacios dhe Juventusit do të zhvillohet më 7 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA