Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Dy të rinj nga Mamurrasi janë shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë së një 33-vjeçareje. Rrëmbimi i saj ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, pranë mbikalimit të fshatit Luz të Fushë Krujës, gjatë një përplasjeje mes dy mjetesh.
Policia njoftoi se rreth orës 16.00 të ditës së martë, një automjet i tipit Golf, me drejtues 29-vjeçarin E.R., është përplasur me mjetin tip Benz me targë AA413KT, që drejtohej nga shtetasja K.G., 33 vjeç, banuese në Mamurras. Leonard Behari, 24 vjeç, pasagjer në automjetin tip Golf, ka marrë dhe futur me forcë në mjet 33-vjeçaren dhe është larguar bashkë me të.
Ndërkohë që policia kishte nisur kërkimet dhe hetimin, mbrëmjen e kaluar, në orën 19.40, 33-vjeçarja e rrëmbyer është paraqitur në Policinë e Krujës dhe ka deklaruar se gjatë marrjes në mjet dy të rinjtë nga Mamurrasi nuk kanë kryer asnjë veprim me të dhe se ajo ka patur lidhje me shtetasin Behari.
Para një muaji ata janë ndarë për shkak të mosmarrveshjeve. Pavarësisht deklaratës së saj, policia bëri të ditur se ndaj dy personave ka nisur procedimi penal për “heqje të paligjshme të lirisë” në bashkëpunim.
Top Channel