Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
Izraeli njoftoi se ka testuar me sukses një sistem antiraketor me rreze të gjatë. Sistemi është ndërtuar së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe pritet të vihet në funksionim brenda dy muajve.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon, tha të mërkurën në një fjalim të përbashkët me John Boehner, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, se testimi i sistemin të ri ishte i suksesshëm dhe ai do të vihet në funksion të plotë gjatë vitit të ardhshëm.
Yair Ramati, kreu i organizatës për mbrojtje raketore të Izraelit, tha se sistemi i ri dhe ai ekzistues do të shërbejnë për mbrojtjen e civilëve izraelitë. Ndërsa Moshe Yaalon shtoi se sistemi është një armë e rëndësishme e mbrojtjes, veçanërisht nga milicia e Hezbollah në Liban.
Izraeli beson se Hezbollahu disponon raketa të shumta me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur zona të mëdha në Izrael, duke përfshirë edhe qendrat e mëdha si Tel Avivi dhe Jeruzalemi. Një gjeneral i lartë izraelit tha të mërkurën se në rast të shpërthimit të një konflikti, Hezbollahu mund të lëshojë deri në 1 mijë raketa çdo ditë në Izrael.
Sistemi i ri antiraketor i Izraelit është i aftë të veprojë deri në 300 kilometra largësi.
Top Channel