Kontrolli mbi Tikritin, mbizotëron frika edhe pas zmbrapsjes së ISIS

01/04/2015 00:00

Militantët e ISIS në qytetin irakian të Tikritit, tashmë i përkasin të shkuarës, por frika mbetet.

Ndërkohë që forcat vendase, të ndihmuar nga milicët shiite, festuan ditën e dytë të marrjes në  kontroll të pikës strategjike, më vonë ata gjetën automjete të ngarkuara me eksploziv .

Zyrtarët janë të shqetësuar për sjelljen e xhihadistëve dhe kanë frikë se ata mund të hakmerren në “tokën e shkatërruar”. Pjesa më e madhe e popullsisë së Tikrit është sikurse militantet e ISIS, sunit mysliman.

Dhe zyrtarët druhen se reprezaljet nga milicia shiite kundër popullsisë sunite mund të ushqejë zemërimin lokal, duke rrezikuar aftësinë e qeverisë për të mbajtur Tikritin e unifikuar.Pasi ishte kjo ndasi fetare e cila deri diku i hapi rrugë ISIS për të depërtuar në vend.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Irakut deklaroi se forcat e sigurisë kanë arritur një “fitore madhështore” dhe e kanë  “kryer misionin e tyre” në ofensivën për të shpëtuar strehën e ish-diktatorit Sdam Hysein. Por një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA në rajon tha për “Fox Neës” se deklarata e Obeidit ishte “ndoshta pak e ekzagjeruar”, duke shtuar se militantët e mbetur në Tikrit, kanë potencial shkatërrues.

Megjithatë objektivi i qeverisë është rivendosja e normalitetit në vend sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ata pritet të ndihmojnë banorët e zhvendosur që të kthehen, si edhe ata të paktët që kanë ngelur të mundohen të rindërtojnë jetën nga e para.

Një imazh satelitor i Tikritit, i shpërndarë nga Kombet e Bashkuara, tregon një pamje të mjeruar të qytetit ,sidomos në jug, ku përplasjet kanë qenë më intensive kohet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA