Festa për fitoren e kombëtares, tifozët ndezin qytetin

30/03/2015 00:00

Prej paradites së të dielës, Elbasani ishte kthyer në qendrën e festimeve. Tifozët kuq e zi nga Kosova e Shqipëria kanë nisur të mblidhen gjatë ditës duke treguar me brohoritjen e tyre dëshirën për fitoren ndaj ekipit të Armenisë.

Pasdite, sheshet e Elbasanit janë mbushur plot dhe festa e fitores kishte nisur në “Digitalb Arena”.

Në stadium ishin 15 mijë tifozë që kishin mundur të siguronin biletat për të parë ndeshjen, por jashtë ishin disa herë më shumë tifozë që e kanë ndjekur këtë përballje në ekranet e mëdhenj.

Nga brenda stadiumit “Elbasan Arena” nisi festa e fitores pas golit të shënuar nga Gashi e më pas i gjithë qyteti u kthye në një stadium të madh plot me tifozë që festonin dhe qendra e festimeve ishte “Digitalb Arena”.

I gjithë bulevardi i qytetit të Elbasanit është ndezur nga ngjyrat kuqezi dhe thirrjet festive të tifozëve. Festa është përqëndruar në sheshin “Gensher”, ku dhjetëra mijëra vetë kanë festuar deri në orët e vona të natës nën shoqërinë e koncertit të organizuar nga Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA