E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore Furnizimi me ujë të pijshëm me orare të kufizuara ka bërë që të lulëzojë biznesi autoboteve që shesin ujë të pijshëm në çdo lagje të kryeqytetit.
Altoparlantët e këtyre tregtarëve janë shndërruar në një farë zileje zgjimi për banorët, të cilët njoftohen për mbërritjen e ujit. Por prishja e qetësisë publike është më i pakti shqetësim që buron nga ky biznes informal.
Cilësia e ujit që mbajnë brenda këto cisterna është problemi më i madh, pasi ky biznes është tërësisht jashtë kontrollit edhe pse shumë njerëz i besojnë reklamës së tregtarit dhe nxitojnë të mbushin bidonët me ujë, që është më i mirë se i çezmës dhe më i lirë se uji i ambalazhuar në dyqane.
Megjithatë, shumë të tjerë kanë denoncuar edhe në portalin “Stop Korrupsioni.al” për të frenuar këtë biznes të paligjshëm që mund të sjellë rreziqe për shëndetin e qytetarëve.
Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor shpjegon se ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin edhe të policisë për të ndaluar autoboteve që tregtojnë pa asnjë leje për ushtrimin e këtij aktiviteti, pasi inspektorati nuk ka kompetencë për ndalimin e tyre
“Ka pasur denoncime në portalin “Stopkorrupsioni”, por ka pasur edhe denoncime të drejtpërdrejta në zyrat tona. Kushtet kur Inspektorati nuk mund të ndërhyrje në ndalimin e këtyre autoboteve kemi kërkuar ndihmën e drejtorisë së policisë, e cila në bashkëpunim me ne të bëjmë ndalimin e tregtimit të këtyre autoboteve”, tha Eltar Deda, Kryeinspektorati Sanitar Shëndetësor.
Gjatë javës së kaluar organet tatimore kanë bllokuar 4 autobote, të cilët nuk paguanin detyrimet tatimore, pasi nuk kishin licencë për të ushtruara këtë aktivitet. Por ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të denoncojnë me foto në webin e Top -channel.tv, ti raporton se si autobotet vijojnë punën
Kreu i Inspektoratit Shëndetësor zoti Deda u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të mos konsumojnë ujin e autoboteve.
“Për ta bërë punën më të lehtë u kërkojmë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e këtij uji në shtëpitë e tyre”, shtoi Deda.
Ky fenomen është denoncuar edhe në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel , ka rezultuar se autobotet mbushin ujë nga burimet, duke ua tregtuar konsumatorëve pa i bërë asnjë analizë.
Përballë kësaj situate pritet ndërhyrja e policisë për t’i dhënë fund këtij biznesi ilegal që rrezikon shëndetin e konsumatorëve.
Top Channel