Kombëtarja braziliane arriti të fitonte 3-1 miqësoren e luksit të zhvilluar në “Stade de France” në Paris ndaj Kombëtares franceze.
Pikërisht në këtë stadium 17 vite më parë, Brazili mposhtej 3-0 nga Franca në finalen e Botërorit. Dunga ka qenë kapiten i “Selecao”-s në vitin 1998, ndërsa tani është trajneri i saj.
Të udhëhequr nga ylli i Barcelonës, Neymar, brazilianët arritën të përmbysnin golin e parë të vendasve, i cili u shënua nga Varane në minutën e 22-të. Mesfushori i Chelsea-s, Oscar ishte ai që barazoi shifrat që në pjesën e parë.
Në 45 minutat e dyta, brazilianët dominuan dhe arritën të shënojnë edhe dy gola, me Neymar dhe Gustavo, i cili vulosi rezultatin në 1-3 në minutën e 69-të të ndeshjes.
Top Channel