Spitali Gjinekologjik në Berat, pajiset me tre aparatura të reja nga Korpusi i Paqes

24/03/2015 00:00

Rreth 1300 fëmijë të porsalindur në vit, tashmë do të kenë mundësi të marrin një trajtim më efikas në spitalin Gjinekologjik të Beratit.

Kjo, në saj të projektit “Ndihmë për Maternitetin e Beratit”, i cili është zbatuar në këtë qytet dhe që synon ofrimin e ndihmës mjekësore më të konsoliduar për të gjithë të porsalindurit. Vlera e këtij projekti kap shifrën e rreth 3.782 dollarëve me të cilat janë dhuruar një bilirubinometër, shiringë elektrike dhe një oksinometër.

Këto pajisje janë dhuruar dje, në një ceremoni pranë ambienteve të spitalit Gjinekologjik, ku dhe është inaguruar qendra për analizimin dhe kurimin e infeksioneve që merren në spital, pjesë e këtij projekti.

Bilirubinometri që i është dhuruar spitalit do të ofrojë diagnoza më të qëndrueshme, shiringa elektrike do ti mundësojë mjekëve që të administrojnë ilaçet te pacientët në një mënyrë shumë herë më të saktë dhe të sigurt, ndërsa oksimetri do të garantojë nivelin e duhur të oksigjenit në gjakun e fëmijëve.

Po në saj të zbatimit të këtij projekti parashikohet që afërsisht dy mijë pacientë të përfitojnë nga një mjedis më i mirë higjienik, duke ulur kështu sasinë e infeksioneve që merren në spitale. Kjo do të mundësohet nëpërmjet ofrimit të dusheve, batanijeve, peshqirëve, mbulesave të jastëkëve, mbulesave të dyshekëve dhe një llambe germicidale, të gjitha të dhuruara të reja.

Në këtë spital tashmë do të shërbejë dhe një qendër për analizat dhe kurimin e infeksioneve që merren në spital.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh se ky projekt i Korpusit të Paqes, synon jo vetëm vënien në eficencë të këtyre aparaturave, krijimin e kushteve dhe më të mira për të porsalindurit, por dhe ndërgjegjësimin e opinionit për mirërritjen e fëmijëve prematur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA