Rama kërkon mbledhje, të gjithë deputetët e Tiranës pritet të shkojnë në selinë rozë Nga Kukësi, LSI nisi takimet parelektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, vetëm pak kohë përpara hapjes së fushatës elektorale.
Kryetari Ilir Meta tha se për LSI-në Kukësi është prioritet. Ai kërkoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, pasi koalicioni PS-LSI, sipas Metës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.
“Unë besoj se ne jemi në gjendje ta fitojmë këtë sfidë. Dhe kur them ta fitojmë, jo thjesht të fitojmë zgjedhjet e 21 Qershorit, por të tregojmë se Kukësi mund të ndryshojë shumë shpejt dhe se potenciali për këtë ndryshim ndodhet këtu. Ne duhet ta vëmë në lëvizje”, deklaroi Meta.
Për zgjidhjen e problemit të punësimit në Kukës, Meta premtoi hapjen e 200 vendeve të punës brenda vitit të parë të mandatit të ri, pa lënë mënjanë edhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën.
Top Channel