Basketbolli kosovar pranohet në FIBA

13/03/2015 00:00

Federata e Basketbollit të Kosovës është pranuar zyrtarisht në FIBA me të drejta të plota dhe të barabarta me të tjera federata të vendeve anëtare.

Vendimi për pranimin e Kosovës në FIBA është marrë në mbledhjen e ditës së premte të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës. Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit.

Gjithashtu, pranimin e Kosovës në FIBA e ka konfirmuar edhe kryetar i FBK-së, Erolld Belegu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“13 marsi 2015, Kosova bëhet anëtarja e 215 e FIBA-së dhe anëtare e 52 e FIBA Europës. E premte me fat, urime Kosovë”, ka shkruar Belegu.

Urimet e tij i shprehu në një status edhe Kryeministri Isa Mustafa.

Pas këtij hapi të rëndësishëm të basketbollit kosovar, tashmë i mbetet Federatës së Futbollit të Kosovës  për tu anëtarësuar në institucionet më të larta europiane të këtij sporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA