
Fernando Alonso, piloti i McLaren i cili nuk do të marrë pjesë në Cmimin e Madh të Australisë pas rekomandimit të mjekëve për të bërë pushim pas aksidentit në testimet parasezonale të Formulës 1, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka është e mundur për t’u kthyer në garën e Malajzisë (27 mars).
“Jam shumë i zhgënjyer që nuk do të jem në Melburn, por i kuptoj mjekët. I jam kthyer stërvitjes dhe po përgatitem për garën time të parë me MP4-30”, tha Alonso në një komunikatë të publikuar nga skuderia britanike.
Piloti spanjoll falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur me mesazhe dhe garantoi se do të bëjë “gjithçka është e mundur për t’u kthyer në Malajzi”.
“I uroj suksese Kevin Magnussenit (piloti që do e zëvendësojë në Australi). E di që makina është në duar të mira”, theksoi Alonso.
Top Channel