LIVE/ Kosovë-Turqi! Dardanët duan Botërorin, tifozët shqiptarë udhëtojnë drejt Prishtinës. Sfida drejtpërsëdrejti në Top Channel
Pavarësisht eliminimit nga Champions League, Shalke del me kokën lartë nga ky kompeticion dhe nga “Santiago Bernabeu”, pasi mundi me lojë dhe me rezultatin 4-3 Real Madridin.
Kualifikimi në çerekfinale duket se nuk i kënaqi aq sa duhet tifozët madrilenë, të cilët në fund të ndeshjes protestuan trajnerin Ancelotti dhe skuadrën që sezonin e kaluar u shpallën dhe kampionë të Europës.
Cristiano Ronaldo me dy golat e tij ishte i vetmi që u përpoq të mbante gjallë skuadrën, e cila kohët e fundit po shfaq shumë probleme në mbrojte. Në këtë ndeshje portugezi vendosi një rekord në kompeticionet e UEFA-s, duke ngjitet në krye të golashënuesve me 78 gola, duke lënë pas Messi-n dhe Raul Gonzalez.
Ka rezultuar gjithçka e thjeshtë për Porton, e cila shkatërroi 4-0 Bazelin në ndeshjen e dytë. Brahimi, Herrera, Casemiro dhe Aboubakar ishin autorët e golave për skuadrën portugeze, e cila rikthehet pas 6 vjetësh në çerekinalet e Ligës së Kampioneve.
Top Channel