E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore Qindra banorë të qytetit të Cërrikut kanë protestuar këtë të hënë përpara selisë së Bashkisë dhe Prefekturës, pasi prej disa muajsh janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.
Banorët shprehën indinjatën se janë pa asnjë të ardhur dhe e kanë të pamundur të ushqehen, ndërkohë që shumicës së tyre u është ndërprerë energjia elektrike dhe uji i pijshem për shkak të borxheve të akumuluara.
“Marr pensionin, iki paguaj dritat dhe kalamajtë mbeten pa bukë. Vëreni dorën në zemër për ne”, tha një banore.
“Ku është ky deputeti i zonës, ku e ka fytyrën”, reagoi e irrituar një tjetër.
Kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha i cilësoi të drejta protestat e banorëve, pasi nga verifikimet që janë bërë në terren gjendja e tyre ekonomike rezulton vërtet e rëndë.
“Nga verifikimi që kemi bërë rezulton se situata ekonomike e tyre është tejet e vështirë. Këto familje e kanë të domosdoshëm trajtimin me ndihmë ekonomike. Shumë nga to kanë lidhur kontrata me OSHEE-në dhe ndërprerja e ndihmës i penalizon”, deklaroi Duzha.
Cërriku, edhe pse një nga qytetet më të varfëra në vend me 15 mijë banorë, rreth 50% e të cilëve pa punë, është bërë pjesë e sistemit pilot të ndihmës ekonomike që po aplikohet në tre qarqe të vendit.
Top Channel