
“Nga Vladimir Putin nuk kemi parë as shenjën më të vogël se po ndryshon objektivat e tij strategjike në lidhje me Ukrainën. Ka pasur një reduktim të dhunës pas marrëveshjes së Minskut”, thotë ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond, “por tek shefi i Kremlinit nuk shoh asgjë që të tregojë se ka ndërmend të ndërrojë kurs”.
“Për çdo rast ne e kemi bërë të qartë se po pati ndonjë sulm tjetër madhor, sidomos mbi Mariupolin, atëherë përgjigja do të jetë një shtim i ndjeshëm i presionit ekonomik ndaj Rusisë”, përsëriti shefi i diplomacisë britanike.
Pushimi i zjarri e lehtësoi disi trysninë e masave të reja shtrënguese ndaj Moskës, megjithatë blloku europian duhet të vendosë shpejt nëse do ta zgjasë ‘darën’ ekzistuese të sanksioneve ekonomike që përfundojnë në korrik.
Top Channel