
Carlo Ancelotti shprehu besimin e plotë te skuadra dhe te metodat e tij të punës pas kritikave që ka marrë menjëherë pas barazimit 1-1 në Santiago Bernabeu ndaj Villarrealit. Trajneri i Realit të Madridit është “qortuar” nga mediat sportive spanjolle për butësi në menaxhimin e lojtarëve të tij dhe me ironi ai u përgjigj në konferencë për shtyp: “Me butësi kam fituar 3 Champions League.”
Momenti aktual i skuadrës – Kam besim, jemi në një fazë të rëndësishme të sezonit. Jemi të pozicionuar mirë në kampionat dhe Champions. Kam besim te kjo skuadër pasi kemi fituar tituj sezonin e kaluar dhe jam i bindur se do të paraqitemi mirë edhe në fund të këtij sezoni.
Mbështetja nga klubi – Ndihem i mbështetur që në ditën e parë që jam bërë trajner i Realit. Edhe me kërkesat për “dorë të hekurt” jam mësuar, por me butësi kam fituar 3 Champions.
Real Madrid do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në transfertë të shtunën në orën 18:00. Këtë takim mund ta ndiqni në paketën Supersport të platformës Digitalb.
Top Channel