“Vendet anëtare do kalojnë në një periudhë prove”, Rama komenton idenë e Marta Kos: E kam hedhur me kohë si ide, të dyja palët marrim atë që duhet
Menjëherë pas publikimit të videos, deputeti Tom Doshi ka publikuar edhe disa foto, që sipas tij, vërtetojnë implikimin e organit të akuzës në dijeninë për ngjarjen.
Në tre foto që Doshi ka bërë publike në profilin e tij, shihet Eugen Beci, që deri dje ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në shoqërinë e dy personave të tjerë.
Sipas deputetit, ata janë Fatjon Skënderi dhe Ylli Xhaxhollari. I pari sipas pohimeve të Doshit, që u cituan nga ministri Tahiri, ishte porositësi i atentatit ndaj tij. Ndërsa Xhaxhollari është pronari i lokalit që Doshi thotë se janë bërë takimet dhe bisedimet për organizimin e planit për eleminimin e tij dhe deputetit Fufi.
“Ky është organi i akuzës në Shqipëri!”, shkruan Doshi në shoqërim të publikimit të këtyre fotove.
Top Channel