Një i vrarë dhe një i plagosur në Mallakastër. Vetëdorëzohet autori

01/03/2015 00:00

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë pas një sulmi me armë zjarri në Mallakastër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Roms të komunës Hekal, në një lokal në qëndër të fshatit. 30-vjeçari Engjëll Hodaj qëlloi me çifte dy bashkëfshatarë te tij, duke lënë të vdekur Eduart Zotajn, 21 vjeç, dhe plagosi Blerim Beqirajn, 30 vjeç, që të dy banorë të fshatit Roms.

Policia tha se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës pasi kishin konsumuar sasi të konsiderueshme pjjesh alkoolike.

Konflikti ka nisur me fyerje dhe sharje mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit është larguar nga lokali për t’u kthyer pak minuta më pas me një çifte në dorë. Në hyrje të lokalit, Hodaj i drejtoi armën nga dy bashkëfshatarët e tij dhe qëlloi tri herë.

Policia u vu në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vrasjes, si dhe vendosi një shpërblim për kapjen e tij. Por pas negociatave me familjarët dhe rrethimit të zonës autori Engjëll Hodaj është vetëdorëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA