Në takimin hapës të javës së 23-të të Bundesligës, Bajerni i Mynihut vazhdoi ecurinë pozitive në kampionat, duke mposhtur Këlnin me rezultatin 4-1.
Goli i minutës së tretë nga Bastian Schweinsteiger i hapi rrugën fitores së radhës për bavarezët, të cilët dyfishuan shifrat 7 minuta më pas me francezin Ribery. Pavarësisht rasteve të shumta në 45 minutat e para, të zotët e shtëpisë nuk arritën te goli, madje ishte Këlni që shkurtoi diferencën në fundin e kësaj pjese, me Anthony Ujah.
Megjithatë ekipi, i cili ka në organikën e tij edhe mbrojtësin e kombëtares sonë, Mavrajn, nuk mundi të reagonte për të barazuar shifrat, pasi kampionët e Gjermanisë shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Arjen Robben dhe Robert Lewandowski e çuan rezultatin në 4-1.
Pas kësaj fitoreje, Bajerni shkon në kuotën e 58 pikëve, 11 më shumë se Volfsburgu ndjekës. Për t’u theksuar është fakti që në 3 ndeshjet e fundit në kampionat, lojtarët e Guardiola-s kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar vetëm një.
Top Channel