Mbrëmja e së mërkurës në Champions League dhuroi dy rezultate surprizë, ku në “Emirates Stadium“ Monako arriti një fitore të papritur 1-3 ndaj Arsenalit, ndërsa Bajern Leverkusen mposhti në Gjermani finalistët e vitit të kaluar të këtij kompeticioni, Atletikon e Madridit.
Mendohej se londinezët e Arsenalit nuk do të hasnin vështirësi ndaj francezëve, të paktën në fushën e tyre, por ndodhi krejt e kundërta, ata u mposhtën 1-3 në shtëpinë e tyre.
Kondogbia ishte autor i goli të parë të miqve në minutën e 38-të, ndërsa në pjesën e dytë pavarësisht shtimit të presionin nga të besuarit e Arsene Wenger, ish-trajner i Monakos, ishin sërish francezët që shënuan edhe golin e dytë me Berabatov. Një gol shprese ishte ai i Chamberlain në minutën e 91-të, por nuk përfundoi këtu, pasi Carrasco shënoi edhe golin e tretë për miqtë. Tashmë me interes pritet ndeshja e kthimit, ku Arsenali i ka komplikuar së tepërmi mundësitë për kalimin në çerekfinale.
Në Gjermani, Bajern Leverkusen mori një fitore minimale përballë Atletikos me rezultatin 1-0. Çalhanoglu ishte autori i golit të vetëm të shënuar në pjesën e dytë që i dha fitoren në ndeshjen e parë gjermanëve.
Finalistët e vitit të kaluar në Champions, njëkohësisht kampionët e Spanjës, zhvilluan një ndeshje jo nga më të mirat e tyre, ku megjithëse krijuan raste për shënim nuk arritën te goli në këtë 90 minutësh. Ndërkohë, 13 minutat e fundit ata i luajtën me një lojtar më pak, pas largimit me karton të kuq të Tiago-s.
Ndeshjet e ardhshme të këtyre dy çifteve do të zhvillohen më 17 mars.
Top Channel