Rikthehet Champions League, përballje për të mos u humbur

24/02/2015 00:00

Mbërmjen e së martës rikthehen emocionet e Champions League, me dy sfida për të mos u humbur. Borssuia Dortmund vërtet mund të jetë skuadra e 12 në klasifikimin e Bundesligës për këtë sezon, por ka mbërritur në Itali për të marrë fitoren përballë Juventus.

Ekipi i Jurgen Klopp, me 3 fitoret radhazi në kampionat mesa duket ka filluar misionin e shpëtimit nga një disfatë sezonale. Dortmund e përfundoi fazën e grupeve duke u renditur në krye të Grupit D, me vetëm një humbje dhe 14 gola të shënuar për t’u përballur me Juventus në këtë ndeshje të parë të fazës së 16-shes.

Fitorja në kampionat me Freiburg, Mainz dhe Stuttgart i dhanë një frymëmarrje në Bundesligë dhe një gjendje të mirë psikologjike në prag të kësaj ndeshjeje me Juven.

Nga ana tjetër, skuadra e Allegrit ka një seri rezultatesh pozitive duke ruajtur statistikën e asnjë humbjeje që nga muaji tetor në Serinë A. Ata udhëheqin kampionatin italian të shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë dhe po i afrohen titullit të katërt radhazi. Por në Champions nuk arrijnë të kalojnë fazën tetëshe që nga sezoni 2002-2003.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo mes Manchester City dhe Barcelona-s. Një vit më parë, në të njëjtën fazë britanikët u eliminuan me rezultatin e përbashkët të të dyja ndeshjeve 4-1, duke theksuar edhe një herë faktin se City është një skuadër shumë e mirë për Premier League, por ende jo në nivelin për t’u përballur me më të mëdhatë e Europës.

Në prag të kësaj ndeshjeje skuadra e Pellegrini vjen pas fitores 5-0 ndaj New Castle në kampionatin vendas, ndërsa e kundërta ndodh me Barcelona-n që ka ndërprerë serinë e fitoreve.

Këto përballje të mëdha dhe të ndryshme në këtë mbrëmje të Champions League, si gjithmonë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejt në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB