Sot ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, prime i Big Brother VIP spostohet të mërkurën
Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique i druhet një spanjolli te Manchester City në ndeshjen e së martës, ku ekipi i tij do të luajë në “Etihad Stadium” ndaj vendasve.
Pique tha se David Silva do të bëjë diferencën te Manchester City. Spanjolli i City-t vjen në këtë ndeshje pas një paraqitje fantastike në fundjavë, në fitoren 5-0 ndaj Neëcastle, ku ai dhuroi një asist për Dzeko-n dhe realizoi dy gola në pjesën e dytë.
“Unë mendoj se ai është lojtari që bën diferencën, jo vetëm në sulm, por edhe në mesfushë. Ai krijon shumë mundësi shënimi. Ne jemi duke folur për një lojtar të klasit botëror, me cilësi të jashtëzakonshme teknike. Silva është një lojtar i madh, ne kemi luajtur bashkë dhe i njohim cilësitë e tij.
Top Channel