Napoli vetëm 3 pikë larg Romës, Interi mposht Kaljarin

23/02/2015 00:00

Napoli dhe Interi ishin dy skuadrat që triumfuan në dy ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së hënës në Serinë A.

Napolitanët mposhtën Sasuolon në 45 minutat e dyta, me një gol të Zapata-s dhe një të Hamsik, në minutën e 61 dhe në 70-të.

Dy minuta pas golit të dytë, Martens u ndëshkua me kartonin e kuq, por miqtë ishin të pafuqishëm sërish për të ndryshuar shifrat dhe ndeshja u mbyll 2-0 në favor të vendasve.

Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 45 pikëve, vetëm 3 më pak se Roma e vendit të dytë.

Një fitore të rëndësishme arriti edhe Interi, duke mposhtur 1-2 Kaljarin. Kovacic dhe Icardi ishin autorët e dy golave për ekipin e drejtuar nga Mancini, duke e bërë ta pavlefshëm golin e vetëm të shënuar nga Longo 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Tashmë, të gjendur vetëm 4 pikë nga vendi i pestë, shpresat për Interin janë shtuar ndjeshëm për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA