Bazat e ISIS në Libi, flet i ngarkuari me punë i Libisë në Shqipëri

20/02/2015 00:00

Pas avancimit të ISIS në Libi dhe marrjes nën kontroll të disa qyteteve, i ngarkuari me punë i Libisë në Shqipëri, Essam Ben Galiel, në një intervistë për Top Channel hedh dritë mbi atë që po ndodh atje.

Sipas tij, nuk ka të dhëna zyrtare, të sakta se ata ekzistojnë në Libi.

“Dua t’ju siguroj se në Libi nuk ka të dhëna zyrtare, të sakta se ISIS ekziston në këtë shtet, sado që mund të shfaqen sikur ngjarjet kanë ndodhur në Libi. Nëse bota perëndimore kërkon ta ndihmojë popullin libianë që ta kalojë këtë krizë që ata po përjetojnë dhe për të shfarosur ekstremizmin, zgjidhja e tyre është shumë e thjeshtë, duhet të zgjidhin konfliktin e brendshëm. Personalisht e shikoj si një skenar të sajuar për t’i futur frikën njerëzve nëpërmjet këtij grupi që mund të arrijë në brigjet italiane, por që personalisht mendoj se nuk munden”, tha i ngarkuari me punë i Libisë në Shqipëri, Essam Ben Galiel.

Intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA