Kërkesa për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Berisha i bën thirrje gjykatës: Mos u ndiko nga akuzat propagandistike që tejkalojnë çdo kufi Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i shoqëruar nga deputetë të PD të qarkut të Dibrës, ishte në përvjetorin e 24-t të hapjes së degës së kësaj partie në Bulqizë.
Në takimin e zhvilluar me drejtuesit lokale të PD, Ristani deklaroi se Partia Demokratike ka kundërshtare një bandë kriminale dhe kjo është arsyeja pse ajo do të marrë edhe pushtetin.
Rendi e siguria në vendin tonë janë tronditur keqas, tha Ristani, duke rënë në pikën më të dobët. Dhe e gjitha kjo, sipas tij, vjen nga varfëria ku i ka zhytur qytetarët mazhoranca aktuale.
Ndërsa porositi opozitarët e Bulqizës që të përgatiten për zgjedhjet e qershorit, Ristani deklaroi se Partia Demokratike ka eksperiencën e babait të saj, Sali Berishës.
Top Channel