
Në një intervistë për ‘Mundo Leo’, Leo Messi foli për vitin e kaluar në të cilin nuk arriti të fitonte asnjë trofe të rëndësishëm me Barcelonën dhe me Argjentinën, duke humbur titullin kampion në Spanjë vetëm në ndeshjen e fundit dhe duke humbur finalen e Botërorit ndaj Gjermanisë në kohën shtesë.
Sezoni i kaluar – E di që nuk ishte një sezon i mirë, kalova shumë probleme brenda dhe jashtë fushe. Këtë sezon u përpoqa ta nisja sa më mirë të ishte e mundur.
Ndryshimi në sezonin aktual – Ishte një sfidë për mua të ndryshoja imazhin që dhashë sezonin e kaluar. Doja të kthehesha ai i viteve të mëparshme. Ky ishte objektivi im dhe e kam nisur sezonin me shumë dëshirë.
Momenti aktual i Barcelonës – Jemi shumë mirë. Nuk e nisëm mirë kampionatin, por arritëm ta merrnim veten. Tani gjithçka shkon si duam. Ekipi ka shumë besim, por kemi ende shumë punë për të bërë.
Champions League – Sërish do të ndeshemi me Manchester City-n. Do të jetë shumë i vështirë kalimi në fazën tjetër pasi City ka lojtarë të mëdhenj. Do të jetë një sfidë e barabartë që do të zgjidhet nga detajet.
Top Channel