
Shalke – Real Madrid pritet të jetë sfida më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme në Ligën e kampioneve.
Mediat europiane e kanë cilësuar këtë përballje dhe si derbi italian i Chempions-it, për shkak se trajnerët e dy skuadrave janë Di Mateo dhe Karlo Anceloti.
Shanset që ekipi gjerman të bëjë një rezultat suprizë, është pak e pamundur pasi në portë pritet të jetë i riu Velenruther. 19-vjeçari pa shumë përvojë do ta ketë shumë të vështirë të ndalë treshen Ronaldo – Bale – Benzema, autorët e 50 golave për Realin këtë sezon.
Në mbrëmje do të jetë dhe sfida mes Portos dhe Bazelit, skuadër në të cilën aktivizohen 2 lojtarët e kombëtares shqiptare, Gashi dhe Xhaka.
Skuadra zvicerane do të kërkojë të japë maksimumin në të dyja ndeshjet, në mënyrë që të dalë pas 41 vjetësh në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Top Channel