Reali i Madridit arriti të merrte një fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e prapambetur ndaj Seviljas.
Edhe pse pa Ronaldon, madrilenët arritën te merrnin pikët e plota përballë një kundërshtari të fortë si Sevilja, duke e çuar në 4 pikë diferencën nga Barcelona. James Rodriguez ishte autori i golit të parë në “Santiago Bernabeu”, duke i dhënë qetësinë lojtarëve të drejtuar nga italiani Carlo Ancelotti. Në minutën e 37 vendasit arritën të shënonin edhe golin e sigurisë me Jesen.
Në pjesën e dytë madrilenët tentuan më shumë të kontrollonin rezultatin, por për pak sa nuk gabuan, pasi Sevilja shkurton diferencën në minutën e 81 me Aspas dhe 2 minuta para përfundimit u nevojit një ndërhyrje vendimtare e Casillas për të mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Me këtë fitore Reali i Madridit shkon i qetë në derbin ndaj Atletikos, i cili do të zhvillohet ditën e shtunë.
Top Channel