Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në marshimet e Vjenës, kundër shfaqjes së përvitshme që pritet të mbledhë liderët e huaj europianë të ekstremit të djathtë.
Protestuesit kanë dalë kundër “Partisë së Lirisë” (FPOe), në opozitë në Austri, për organizimin e të ashtuquajturës “Academics Ball” në pallatin perandorak të qytetit, Hofburg. Disa persona janë arrestuar, pas shpërthimit të dhunës, bën të ditur policia.
Ngjarja, në të kaluarën, është ndjekur nga figura të shquara të ekstremistëve të djathtë, si për shembull lideri i Frontit Kombëtar Francez, Marine le Pen.
Sipas policisë, rreth 6 mijë njerëz dolën në rrugë, në marshimin kundër shfaqjes së të premtes. Disa prej protestuesve thyen xhamat e dyqaneve dhe gjuanin me shishe, ndërkohë që shumë të tjerë u plagosën, njofton policia.
Pjesë të tëra të qytetit të vjetër të Vjenës u rrethuan, në mënyrë që të shmangnin përplasjet mes demonstruesve dhe të ftuarve të shfaqjes.
Gazetarët kritikuan policinë për shkak se deklaruan disa pjesë të zonës së demonstratës, si të paarritshme (të pamundura) për median.
Natascha Strobl, një zëdhënëse për grupin e fushatës “Offensive Gegen Rechts” (Sulm kundër së djathtës), tha për agjencinë e lajmeve AFP se demonstrata ishte organizuar “për të ndalur grumbullimin më të madh të elitës europiane të ekstremit të djathtë”.
FPOe, e ekstremit të djathtë, është partia e tretë më e madhe në Austri, e cila fitoi 21% të votave në zgjedhjet e Shtatorit. Në një konferencë për shtyp, gjatë së martës, Johann Gudenus, lider i degës së kësaj partie për Vjenën, dënoi dhunën kundër të ftuarve të shfaqjes, duke e quajtur atë si “fashizmi i shekullit të 21”.
Organizata “Jetzt Zeichen Setzen” (Mbani një Qëndrim Tani), e cila bën fushatë në përkujtim të viktimave të nazizmit, publikoi një letër të hapur këtë muaj, kundër shfaqjes së firmosur nga 6 të mbijetuar të Holokaustit.
“Si të mbijetuar të epokës së nazistëve, jemi të habitur se si Hofburgu, që i përket republikës, u hap ende dyert e tij përfaqësuesve të organizatave të ekstremit të djathtë, nga Austria dhe Europa”, thuhej në të.
Top Channel