Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një gjykatë në Teksas ka urdhëruar një spital të Fort Worth-it gjatë së premtes, që t’i heqë mekanizmat (respiratore e ventilatore) të mbajtjes në jetë të një gruaje shtatzënë, truri i së cilës tashmë ka “vdekur”, duke i dhënë kështu fund një debati të pikëllueshëm ligjor, në lidhje me atë se kush është gjallë, kush është i vdekur dhe si mund ta ndryshojë këtë “ekuacion” prezenca e një fetusi.
Eric Munoz, i shoqi i Marlise Munoz, shpërtheu në lotë pasi gjykatësi R.H.Ëallace urdhëroi spitalin “John Peter Smith” të veprojë sipas vendimit të tij, duke nisur nga ora 17:00 e së hënës.
Munoz dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë luftuar gjatë për të marrë trupin e së ndjerës për varrim. Zyrtarët e spitalit kishin rezistuar, duke thënë se po përpiqeshin t’i bindeshin një ligji të Teksasit, sipas të cilit “nuk mund t’ia ndalësh apo heqësh trajtimin e mbajtjes në jetë artificiale një pacienteje shtatzënë”, sipas deklaratës së zëdhënësit të spitali.
Munoz la sallën e gjyqit pa folur për reporterët, por ishin avokatët e familjes ata që u përgjigjën. Jessica Janicek argumentoi se spitali po “shfrytëzonte trupin e Marlise për një eksperiment shkencor”.
Një zhvillim i ri ndodhi, kur spitali dhe familja e Munoz pranuan, mbi fakte të pakundërshtueshme të listuara në një dokument të gjyqit, se Marlise Munoz, 33-vjeçe, “kishte përmbushur kriteret klinike për vdekjen e trurit që prej 28 Nëntorit” dhe se “fetusi i ndodhur brenda zonjës Munoz nuk mund të zhvillohej”.
I shoqi i gruas kishte përmendur shpesh herë këto argumenta, në përpjekjet e tij për ta hequr trupin e së ndjerës nga mekanizmat e “jetës artificiale”. Por, kjo histori mund të vazhdojë më tej, pasi spitali mund të apelojë ose të vendosë t’i heqë Marlise Munoz mekanizmat, përpara skadimit të afatit.
Top Channel