Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Atletët amerikanë janë paralajmëruar të mos mbajnë veshur uniformat olimpike në vende të tjera publike, përveç se në Sochi, vendi ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore, në Rusi, ku ata do të jenë nën mbikqyrjen e kujdesshme të zyrtarëve amerikanë të sigurisë, të cilët do të ndjekin të gjitha garat, së bashku me ata.
Ky është njoftimi i Departamentit të Shtetit, gjatë së premtes. Lajmi mbi hapat e sigurisë, që do të ndërmerren për të ruajtur ekipin olimpik amerikan, vijnë pas zbulimeve të kësaj jave se autoritetet ruse janë vënë në kërkim të një të dyshuari terrorist, brenda ose përreth rajonit të Sochi-t.
Ky është vetëm njëra prej asaj që, një zyrtar i lartë i DASH e përshkroi si “një reagim ndaj raportimit të kërcënimeve” në përgatitjet e Olimpikeve të programuara për t’u mbajtur nga 7 deri në 23 Shkurt.
“Pritshmëria jonë është që do të ketë të tjera masa gjatë javëve të ardhshme”, tha zyrtari, duke folur në kushtet e anonimatit për reporterët, gjatë një njoftimi të shkurtër mbi masat e sigurisë për ekipin Olimpik.
Mes masave të tjera që do të ndërmerren, është edhe paralajmërimi për atletët, trajnerët dhe zyrtarët, që të mos veshin uniformën e tyre olimpike “të kuqe-të bardhë-blu”, kur gjenden jashtë kompeticionit.
“Nëse jeni një atlet olimpik amerikan, nuk duhet ta publikoni atë uniformë në zonat jashtë fshatit olimpik”, shtoi një tjetër zyrtar i DASH.
Zyrtarët në fjalë konfirmuan se këshilla ishte dhënë nga koordinatori për sigurinë e ekipit olimpik amerikan, një histori që fillimisht u raportua të premten nga “The Wall Street Journal”.
Më tej, thuhet se siguria për atletët, individualisht, do të jetë tepër e lartë. Personeli i sigurisë së Departamentit të Shtetit do të shoqërojë atletët në çdo shfaqje, në çdo ambient. “Kjo bëhet për t’u siguruar se do të vështrojmë cilindo atlet, ekip apo ngjarje në Rusi”, deklaroi një tjetër zyrtar.
Top Channel