E ka filluar me këmbën e gabuar vitin e ri 2015 Reali i Madridit, i cili është mundur në “Mestalla” 2-1 nga Valencia. Në këtë mënyrë është ndërprerë rrjedha e 22 fitoreve radhazi të madrilenëve në të gjitha veprimtaritë.
Që në minutën e 14-të Cristiano Ronaldo kalon skuadrën e tij në avantazh pasi shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërkohë që në pjesën e dytë vendasit përmbysin gjithçka.
Barragan barazon në fillimin e pjesës së dytë i ndihmuar edhe nga devijimi i Pepes, ndërkohë që pak minuta më pas, saktësisht pas 8 minutash, nga një goditje këndi Otamendi shënon golin e dytë për Valencian që rezultoi edhe goli i fitores.
Tentativat në fund të madrilenëve nuk i shpëtuan nga kjo humbje e parë për këtë vit 2015-të dhe të tretën në këtë sezon.
Top Channel