ISIS publikon videon: Pilotin jordanez e dogjëm të gjallë

03/01/2015 00:00

ISIS publikoi në internet një video ku pretendohet se është djegur i gjallë piloti jordanez, Moaz al-Kassabeh.

Piloti 26-vjeçar u zu rob prej ekstremistëve në dhjetor në qytetin e Raqqa-s në Siri, pasi rrëzimit të avionit të tij F-16.

Në videon e shpërndarë përmes një llogari në rrjetin social Twitter, ku ISIS përhap propagandën e tij, shihet një burrë i mbyllur në një kafaz që digjet i gjallë.

Pamjet nuk mund të konfirmohen nga një burim i pavarur, por nëse ajo
është e vërtetë, atëherë për autoritetet jordaneze piloti al-Kassasbeh
është ekzekutuar ditë më parë, pasi Amani kishte shprehur gatishmërinë
për të liruar xhihadisten Sajida al-Rishawi në këmbim të jetës së
ushtarakut 26-vjeçar.

Më herët, ISIS kërkoi lirimin e Sajida al-Rishawi në këmbim të jetës së Kassasbeh. Al-Rishawi, një grua e irakiane e lidhur me Al Kaedan dhe e arrestuar në vitin 2005 si pjesë e një serie sulmesh terroriste është e dënuar me vdekje nga drejtësia jordaneze.

Tre ditë më parë ISIS shpërndau videon e ekzekutimit të pengut të dytë japonez, gazetarit Kenji Goto. Edhe për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA