Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Për gazetën britanike me shumë influencë ‘The Times’, personi i vitit 2014, nuk mund te ishte tjeter veç Angela Merkelit.
Kancelarja gjermane ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë, e ka rikthyer perëndimin tek vlera e tij themelore, ndersa vendin e vet e mban te fortë ne pozitat e motorit ekonomik te Europes.
Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve.
Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse. e vetmja qe u profilizua qarte ishte merkel. eshte nje prej politikaneve me ne ze te kontinentit te vjeter dhe absolutisht, nje prej femrave me ndikimin me te madh ne bote.
Nje lidere e admirueshme per forcen dhe logjiken. Njeriu qe ne shume ore bisedimesh direkte ndërmjetësuese me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin i tregoi kufijte ambicieve të tij. Ne fakt, gjetja e nje zgjidhjeje per Ukrainen ka qene nje prej angazhimeve me te rendesishme te kancelares per kete vit. Gjermania eshte shfaqur teper aktive ne ndermjetesimin mes paleve e sidomos në ruajtjen e dialogut brenda grupit te kontaktit.
Por nuk eshte vetem kjo per te cilen e lavderon aq shume gazeta konservatore britanike. ‘The Times’ gjen tek Angela Merkel merita për kthimin e perëndimit në vlerat e tij dhe ndergjegjesimin se përse ia vlen të luftosh. “Zonja e domosdoshme”, siç e quan ajo, eshte personi i vitit 2014 per shkak te refuzimit per t`u nxituar dhe nuhatjes per ate çfare vlen ne nje bote te rrezikshme.
Top Channel