Kriza financiare, Putin anulon pushimet për anëtarët e Qeverisë

25/12/2014 00:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka anuluar pushimet për festat e fundvitit për anëtarët e Qeverisë së tij.

Lajmi i keq për ministrat rusë dhe strukturat e tjera u dha gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e enjte. Sipas kreut rus, shkak është kriza financiare, ndaj të gjitha dikasteret duhet të punojnë për të ndihmuar dhe forcuar ekonominë.

“Qeveria dhe strukturat e saj të ndryshme nuk mund të marrin pushime të gjata, të paktën jo për këtë vit. Ju e dini se çfarë jam duke thënë”, është shprehur Putin në fjalimin e tij që u transmetua edhe në televizionin shtetëror rus.  

Ndërsa ai shtoi se, ngjarjet e fundit tregojnë se ajo që është bërë nga qeveria ruse, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, sipas Putin, nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar strukturën e ekonomisë ruse.

Kjo deklaratë është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si një ndryshim i tonit nga vetëm një javë më parë, kur Putin fajësoi Perëndimin për problemet e Rusisë, madje ngriti edhe një teori se SHBA dhe vendet arabe ulën me qëllim çmimin e naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA