Interi është rikthyer te fitorja në Serie A pas tri humbjeve dhe dy barazimeve, duke mundur në transfertë Kievon me rezultatin 0-2. Ndërkohë, kjo fitore ishte e para për trajnerin Roberto Mancini në Serie A pas rikthimit te Interi.
Mateo Kovacic ishte ai që i hapi rrugën firores së zikaltërve, duke shënuar në minutën e 19-të të pjesës së parë. Pas këtij goli, vendasit kërkuan me ngulm në pjesën e parë golin e barazimit, por ishin të pafat ndaj Handanovic, të cilin e shpëtoi edhe tranversa pas goditjes nga Sardos.
Pjesa e dytë, po ashtu si 45 minutat e para, nisi në mënyrën më të mirë për Interin. Në minutën e 55, mbrojtësi Ranochia bëri më të mirën, duke e dërguar topin në rrjetën e vendasve për të dytën herë, pas krosimit nga D’Ambrossio.
Një karton i kuq i Botta-s për vendasit ia bëri më të lehtë lojtarëve të Mancini-t kontrollin e këtij rezultati dhe sigurimin e 3 pikëve, të cilat mungonin në kampionat që prej 29 tetorit në ndeshjen ndaj Sampdorias. Zikaltërit shkojnë në kuotën e 20 pikëve, duke u ngjitur në vendin e 11-të në renditje.
Ditën e hënë u luajt edhe Empoli-Torino, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura. Lojtari i kombëtares sonë të futbollit , Elseid Hysaj u aktivizua gjatë gjithë 90 minutëshit me Empolit, duke bërë një paraqitje të mirë.
Top Channel